Milan Skirniar mund të rikthehet në Serie A, pasi aventura te PSG nuk ka shkuar siç është më së miri.
Sipas La Gazzetta dello Sport, ish- mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar është një objektiv i Juventusit për afatin kalimtar të janarit, kur bardhezinjtë do të kërkojnë një zëvendësues për të dëmtuarin Gleison Bremer.
Qendërmbrojtësi brazilian Bremer pritet të qëndrojë jashtë fushës për të paktën gjashtë muaj pasi pësoi një lëndim në gju në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve kundër RB Leipzig javën e kaluar.
Prandaj, Juventusi do të kërkojë një qendërmbrojtës të ri në afatin kalimtar të janarit dhe sipas Gazzetta , emri i ri në axhendën e Bianconerëve është ish-ylli i Interit dhe Sampdorias , Skriniar.

Reprezentuesi sllovak po lufton me kohën e lojës nën drejtimin e Luis Enrique në PSG, pasi ka grumbulluar vetëm 111 minuta në fushë në Ligue 1.
Gjatë intervistës së tij të fundit me DAZN të dielën, drejtori i Juventusit, Cristiano Giuntoli konfirmoi se bardhezinjtë mund të kërkojnë një qendërmbrojtës të ri në afatin kalimtar të dimrit: “Është ende shumë herët për të thënë, kështu që do të shohim se si do të reagojë skuadra dhe nëse ka ndonjë mundësi në janar.”
Lojtarë të tjerë, si qendërmbrojtësi i Arsenalit, Jakub Kiwior dhe Sam Beukema i Bolonjës, janë lidhur me një lëvizje në janar në Torino për të zëvendësuar Bremerin.



Të tjera
Uncategorized
Verde Casino login: kā nodrošināt drošu piekļuvi jūsu kontam
Šajā rakstā mēs apskatīsim, kā nodrošināt
Lajme
Syla: Kurti po përpiqet të bëhet diplomat i mirë duke e kopjuar Vuçiqin
Gazetari Valon Syla, ka thënë në
Aktuale
Punëtori bie nga lartësia e objektit në Gjilan, mori lëndime të rënda
Një punëtor ka rënë nga lartësia