Gazetari boshnjak, Jasmin Mujanović, ka treguar se lideri i serbëve të Bosnjes, Milorad Dodiik, është në Moskë dhe do të takohet me Putinin.
Ai e ka paralajmëruar një “skenar të tmerrshëm”.
“Secesionisti serb i Bosnjës Dodik pritet të takohet me Putinin në orët e ardhshme. Ai është tashmë në Moskë dhe ka të ngjarë të kërkojë qartësi në lidhje me qëllimet e Rusisë”, ka shkruar ai në Twitter.
Vuk Drashkoviç boton një ditar me bisedat që kishte me Millosheviqin për Kosovën
Po ashtu ai ka thënë se “nëse Moska vë veton ndaj mandatit në Kosovë të OKB-së, NATO zëvendëson EUFOR-in; një skenar makthi për Dodikun”, ka paralajmëruar ai.
Dodik njihet si aleatat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin.
Madje ai është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.