Radio Televizioni i Kosovës nuk do t’i vazhdojë mbi 100 kontrata me shërbime pas 31 marsit 2022. Kontrata nuk u është vazhduar edhe shumë gazetarëve.
Periskopi ka mësuar se në mesin e punëtorëve që nuk u është vazhduar kontrata janë edhe dy gazetare. Njëra nga to është lehonë e tjetra shtazën. Po ashtu, mësohet se kontrata nuk i është as një lehone tjetër që është pjesë e stafit teknik në RTK.
Këto të tria, sikurse edhe shumë të tjerë që nuk u është vazhduar kontrata, janë në RTK që rreth pesë vite. Tashmë disa prej gazetarëve më të dalluar të dhomës së lajmeve janë larguar nga ky medium. Për disa vite kanë qenë me kontratë mbi vepër, ngase RTK ka qenë pa Bord drejtues dhe ka qenë e pa mundur të hapet një konkurs publik, shkruan Botapress.info
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj ka thënë para pak ditëve para bordit se nga muaji prill nuk do të ketë më kontrata me shërbime në këtë institucion. /Botapress.info/