Një zyrtar i lartë i Qeverisë Kurti është përfshirë në një aferë ryshfeti. Ka pozitën e zëvëndësministrit. Pushtetarët e Qeverisë Kurti në krye me Albin Kurtin me muaj të tërë janë krekosur në publik për zero korrupsion. Por, realiteti në prapaskenë dallon shumë nga deklaratat e tyre publike.
Gjersa në deklarimet publike e luftojnë korrupsionin, në prapaskenë vrapojnë pas parave, duke i kushtëzuar njerëzit që të japin ryshfet në këmbim të përfitimit të parave publike.
Gazeta Insajderi e ka siguruar një audio incizim që e dëshmon këtë. Është i përfshirë një zëvëndësministër i Qeverisë Kurti.