Një rast i shfrytëzimit të prostitucionit është zbuluar nga Policia e Tiranës. Në pranga ka rënë pronari i një biznesi, i cili e kishte shndërruar qendrën e masazhit, në një ambient ku ushtrohej prostitucioni.
Policia ka nisur hetimet dhe për dy vajzat e reja, 19 dhe 20-vjeç, të cilat shisnin trupin e tyre përkundrejt shpërblimit financiar.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Camouflage”.
Operacioni policor i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.
Kishte përshtatur banesën e marrë me qira si qendër masazhesh dhe ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit, vihet në pranga pronari.
Procedohen penalisht dhe dy punëtoret e qendrës së masazheve.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, se një shtetas kishte përshtatur një banesë të marrë me qira, si qendër masazhesh ku ushtrohej prostictucion, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Camouflage”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasit:
A.D., 29 vjeç, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.