Ai është aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega ne Rahovec. Madje në një postim të tij të mëhershëm ka uruar Burim Krasniqin për zgjedhjen në postin e kryetarit të Degës së LDK-së në Rahovec. Në ndërkohë deri vonë këtë Degë të LDK-së në Rahovec e ka drejtuar për disa vjet Avdullah Hoti, ish-kryeministër i Kosovës i cili siguroi njohjen nga Izraeli më 4 shtator të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë në Uashington shkruan Botapress.
Por kjo nuk e ka penguar aktivistin e Degës së LDK-së në Rahovec, Adnan Sokolin që në një postim të portalit Botapress, me titull Luftë në Lindjen e Mesme: Hamasi sulmon Tel Avivin – kundërpërgjigjet Izraeli, mbi 200 palestinezë të vrarë – BotaPress që të komentojë dhe të përkrah Hamasin në luftë kundër Izraelit.
Në komentin e tij postuar në faqen e Facebookut të Botapress Adnan Sokoli ka komentuar: O i lumt HAMASIT dasht zoti e rrafshon okupatorin izraelit e dim na qka do me thon i okupum
LAVDI luftetarëve Çlirimtar te Hamasit .
Ky koment bie ndesh jo vetëm me qëndrimet zyrtare të zyrtarëve të Republikës së Kosovës por edhe të vetë Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila përmes një deklarate publike ka dënuar sulmet e Hamasit ndaj Izraelit dhe është rreshtuar në mbështetje të shtetit të Izraelit kundër sulmeve terroriste të organizatës Hamas.
LDK qëndron përkrah popullit izraelit: Sulmet terroriste janë të papranueshme – BotaPress
Duket se këtë koment nuk e ka lexuar as kryetari i Degës së LDK-së në Rahovec Burim Krasniqi po me siguri as ish-kyreministri dhe ish-kryetari i Degës së LDK-së në Rahovec Avdullah Hoti, (Botapress.info)