Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme lidhur me rastin e uebfaqes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në ditën e zgjedhjeve parlamentare.
Në njoftim thuhet se pasi kanë pranuar informacion rreth mos-funksionimit të platformës së KQZ-së, është kërkuar nga ky institucion marrjen e informatave të nevojshme.
Prokuroria pritet të vërtetojë nëse ka elemente të kryerjes së ndonjë vepre penale.
“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informon opinionin publik se Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme, pasi ka pranuar informacion rreth mos-funksionimit të platformës së KQZ-së, ka kërkuar nga ky institucion marrjen e informatave të nevojshme për të vërtetuar nëse ka elemente kryerjes së ndonjë vepre penale apo jo.”