Skandal pas derbit të Stambollit, Mourinho humbet ndeshjen – kap për hunde trajnerin e Galatasarayt

Galatasaray ka mundur Fenerbahcen me rezultat 2-1 në çerekfinale të Kupës së Turqisë dhe kaluan në gjysmëfinale të kësaj gare, humbje që nuk i ka pëlqyer Jose Mourinhos. 

Victor Osimhenshënoi dy gola, ndërsa për Fenerin golin e vetëm e shënoi Sebastian Szymanski. 

Pasi u mbyll ndeshja, lojtarët dhe stafi i Galatasarayt po festonin në fushë. 

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Jose Mourinhos që drejton Fenerbahcen, duke iu afruar trajenrit të Galatasarayt, Okan Buruk, dhe duke e kapur për hunde.  

 

Në vazhdim vendasit tentuan të barazojnë, por nuk ia dolën, kështu që fitorja i shkoi Galatasarayt. 

Ky i fundit u shtri në kokë, duke e mbajtur fytyrën, pas asaj që i bëri Jose Mourinho. 

Ndeshja ishte e tensionuar, ndërsa në kohën shtesë gjyqtari Aydin përjashtoi tre lojtarë që ishin në bankën rezervë pas një përplasjeje të ashpër mes bankinave të dy skuadrave. Mert Hakan Yandas, Baris Alper Yilmaz dhe Kerem Demirbay. 

Të tjera

Aktuale

Kurti e bën këshilltar ligjor, ish-zv.ministri i Drejtësisë

Ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu është

Lajme

Irani kërcënon objektet e Marinës Amerikane në Detin e Kuq

Ushtria iraniane ka paralajmëruar se objektet

Aktuale

Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shtetit

Edward P. Joseph, ish-zyrtar amerikan dhe