I gjithë muaji qershor do të jetë me mot të ndryshueshëm, me vranësira, shi dhe me diell, pra nuk do të ketë mot të qetë e as të nxehtë, shkruan Gazeta Metro.
Edhe ditëve të ardhshme nuk janë aq premtuese, ngase vazhdon gjendja pothuajse e njëjtë sinoptike sidomos për zonat kontinentale të territoreve tone. Parashihen vranësira të përditshme, por shpeshherë edhe intervale kohore me diell të cilat nuk do të jenë të mjaftueshme.
Sipas ueb-faqes që parashikon motin, ‘Accuweather’, moti do të jetë i ndryshueshëm deri në fund të këtij muaji, madje me ulje të temperaturave e me reshje shiu.
Më poshtë keni parashikimin nga ‘Accuweather’ deri në fund të këtij muaji. /Botapress.info/