Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka komentuar vizitën e të dërguarit të ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Aleksander Kasanof, në Kosovë
“Vizita është natyrisht e rëndësisë së lartë, sepse megjithatë SHBA në kontunuitet nëpërmjet ambasadorëve në rajon apo përfaqësuesve special ka treguar përkushtimin, zotimin dhe qëndrimin konsistent të politikës së jashtme në dy prioritete kryesore, njëra që të mirëmbahet paqja dhe siguria dhe e dyta avancimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt integrimit euro-atlantik.
Ai deklaroi se qëndrimet e Kasanof nuk kishin ndryshime nga qëndrimet tjera të administratës Biden.
“Njësoj që një gjë që u vu re nga vizita është mos ndryshimi asnjë milimetër i qëndrimeve të administratës Biden dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe për Kosovën edhe për Serbinë, por edhe për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sa i përket mbështetjes dhe synimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta përfunduar njëherë e mirë procesin e integrimit euro-atlantik”, tha Abazi në Euronews Albania.
“Sigurisht që Serbia është në një fazë e pozicion tjetër, por megjithatë është pjesë e partneritetit për paqen me NATO-n që shënon rëndësi të veçantë sa i përket marrëdhënieve në nivelin e bashkëpunimit atje. Natyrisht edhe gjëja tjetër që ishte po ashtu e qartë, që nuk la vend për dyshim se ka ndonjë ndryshim nga qëndrimi që ishte i prezantuar më herët nga ish -përfaqësuesi Escobar. Pra kishim konsistencë të plotë të qëndrimeve”, tha Abazi.


Të tjera
Uncategorized
Shambala Casino Bonus Fără Depunere 2025 . RO Spin & Win
bonus fără depunere jeetcity Pentru strategie
Uncategorized
75 USD Jetoane Gratuite Fără Depunere La Cazinoul Supernova — în România Start Winning
Coduri De Cipuri Gratuite Slotland Fără
Uncategorized
Gunsbet Casino Inloggen — NL Unlock Offer
Filippinó színész haszon elérhető helyi érzéstelenítő