Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në pë mjet një njoftimi ka sqaruar se nuk është marrë asnjë vendim për rritjen e tarifave të energjisë.
Në njoftim thuhet se me qëllim që të sigurohet transparencë dhe të krijohet mundësia e një dialogu të hapur nga të gjitha palët e interesuara, ZRRE-ja ka vendosur të ndajë për konsultim publik Raportin Konsultativ për të Hyrat e Lejuara Maksimale.
Në kuadër të përpjekjeve për të garantuar një proces të hapur dhe transparent, ZRRE-ja fton të gjitha palët e interesuara – përfshirë konsumatorët, organizatat e shoqërisë civile, bizneset, që të paraqesin komentet dhe sugjerimet e tyre mbi raportin e publikuar deri më 28 mars. Ky proces është një mundësi për të siguruar që çdo vendim të marrë të bazohet në mendime të shumta dhe të ndihmojë në krijimin e një sistemi të drejtë dhe të balancuar për të gjithë”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, ZRRE-ja është e angazhuar për të siguruar informacion të plotë, të saktë dhe të qartë dhe për të mbajtur një komunikim të hapur dhe të vazhdueshëm me publikun për çdo zhvillim që mund të ndikojë në tarifat e energjisë.
Ky insititucion ka thënë se për të paraqitur komentet mund të vizitohet faqen zyrtare të ZRRE-së.



Të tjera
Aktuale
Numërohen mbi 70% e votave – LVV-ja ruan epërsinë, PDK-ja e dyta
Procesi i numërimit të votave po
Aktuale
Ekskluzive: LDK fiton në Istog, e mposht Vetëvendosjen
Ilir Ferati e ka rikthyer në
Lajme
Numërohen rreth 15% të votave në Prishtinë, kjo është renditja e partive
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur