Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, ka kritikuar Ministrinë e Drejtësisë, e cila udhëhiqet nga bashkëpartiakja e saj, Albulena Haxhiu, duke thënë se nuk bëri punë të mirë Projektkodin Civil.
Vetë Ujkani s’e ka mbështetur këtë projektkod, i cili martesat e gjinisë së njëjtë dhe për këtë ka pasë kundërshtime nga deputetët e pozitës.
Ujkani ka thënë se Ministria e Drejtësisë është dashur së pari të bëjë konsensus brenda Grupit Parlamentar të VV-së.
“Ky projektkod ka ardhur nga Ministria e Drejtësisë dhe Haxhiu ka thënë se ka shpenzuar shumë energji për të kaluar këtë projektod dhe nuk ka kaluar. Kjo çështje duhet parë edhe në aspektin e përbërjes së popullsisë, se çfarë mendojnë, në çfarë vlera besojnë. Nëse e marrim një krahasim me vendet e rajonit, kush e ka implementuar para nesh? Çfarë alternative është dhënë që të dilet nga kjo problematikë? Çdo sukses apo dështim i faturohet ministrisë së linjës. Ministria e Drejtësisë nuk e ka bërë punën e mirë sepse është dashur të analizojë në detaje dhe të bëjë konsensus brenda Grupit Parlamentar”, ka thënë ajo në KTV.
Ujkani konfirmoi se do të jetë kandidate për deputete me VV-në edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025 dhe u shpreh se nuk do të ndërrojë qëndrim sa i përket votimit të Projektkodit Civil.
Projetkodi Civil ka dështuar të votohet në Kuvendin e Kosovës tash e dy vjet e gjysmë.


Të tjera
Uncategorized
Verde Casino login: kā nodrošināt drošu piekļuvi jūsu kontam
Šajā rakstā mēs apskatīsim, kā nodrošināt
Lajme
Syla: Kurti po përpiqet të bëhet diplomat i mirë duke e kopjuar Vuçiqin
Gazetari Valon Syla, ka thënë në
Aktuale
Punëtori bie nga lartësia e objektit në Gjilan, mori lëndime të rënda
Një punëtor ka rënë nga lartësia