Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përmendur disa veprime që sipas tij, duhet t’i ndërmarrë Qeveria në raport me dialogun dhe zhvillimet e fundit në vend, duke theksuar një propozim për “samit disaditor në Amerikë”.
Haradinaj tha se hapi i parë duhet të jetë shtyrtja e vendimit për targa deri në marrëveshjen me Serbinë. Më pas, ai tha se nevojitet dialog me serbët lokal, për kthimin e tyre në institucione.
Del dëshmia e mjekut që e mori Marigona Osmanin para spitalit të Ferizaj
Një dialog intensiv i Qeverisë me opozitën, është po ashtu i nevojshëm, vlerësoi Haradinaj.
“Veprimi i katërt që duhet ta kërkojmë të gjithë së bashku është një samit, takim disaditor në Amerikë deri në përmbylljen e marrëveshjes finale Kosovë – Serbi, në këtë rast, mes kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesit të Serbisë”, tha Haradinaj.