Dje presidentja Osmani ka njoftuar se Siria e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke u çuar në 120 numrin e njohjeve.
Osmani theksoi se njohja u arrit gjatë një takimi trilateral mes Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud dhe presidentit të Sirisë, Ahmed al-Sharaa.
Këtë vit Kosovën e njohu edhe Sudani më 12 prill një vend në verilindje të Afrikës.
Po ashtu, Kenia e njohu pavarësinë e Kosovës më 26 mars, 2025, duke u bërë shteti i 118-të. Ishte ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ai që e dha lajmin, para se presidentja Osmani ta konfirmonte zyrtarisht njohjen nga homologu i saj kenian, William Ruto.
Para tri këtyre njohjeve, shteti i fundit që njohu pavarësinë e Kosovës ishte Izraeli në vitin 2021, pas një marrëveshje të nënshkruar në Washington për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë.
Mirëpo Greqia, Rumania, Spanja, Sllovakia dhe Qipro ende nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës.



Të tjera
Aktuale
Qeveria në detyrë shpenzoi “27.3 milionë shpenzime për 9 muaj”, reagon zëdhënësi i Qeverisë
Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë,
Lajme
Shehui LDK-së e tall pak “Le Prof. de Paris Nezir Kraki”.
Nezir Kraki, deputet i Vetëvendosjes
Lajme
E tmerrshme sa s’bëhet: Hysamedin Feraj e quan PDK-në dhe LDK-në “djem të Serbisë”
Hysamedin Feraj, Këshilltari i Kryetarit