Gëzim Kelmendi në debat për ndikimin e Turqisë në Kosovë ka mbështetur dhe jo vetëm presidentin turk Recep Tayyip Erdogan si tifoz por edhe neo-otomanizmin e ri të proklamuar nga ai duke u munduar të lartësojë gjoja privilegjet që i paskan gëzuar shqiptarët në perandorinë e osmanëve. Thuajse të gjithë shqiptarët i paskan pasur ato privilegje në atë shoqëri feudale, transmeton Botapress.info
Gëzim Kelmendi i Partisë Fjala ka thënë në emisionin Pressing në T7 se shqiptarët kanë qenë më të privilegjuar në Perandorinë Osmane. Kelmendi pa ngurrim lartësoi këtë hipotezë të tij kur tha se në atë perandori, shqiptarët kanë mbajtur pozita të larta drejtuese.
Rrahje mes dy shoferëve në Fushë Kosovë, Policia del në vendin e ngjarjes
Kelmendi, duke komentuar marrëdhëniet e sotme të turqve me shqiptarët, ka thënë se të dy popujt janë pjesë të një “umeti”, andaj shqiptarët kanë një pozitë të ndryshme në shoqërinë turke. Kjo falë edhe fesë.
“Turqit, shqiptarët dhe boshnjakët dhe romët janë një Umet. Umeti është tjetër nga kombi. Kombet e përbëjnë umetin”, ka thënë ai.
Tutje ai ka thënë se turqit investojnë në shumë sfera në Kosovë dhe janë shteti me më së shumti investime.
“Lëri këto përralla të xhamive”, tha ai duke komentuar deklaratat se Turqia investon vetëm në xhami në Kosovë./Botapress.info/