Nënkryetari i Sindikatës së Policisë, Avdi Hoti, tha se për ekzekutimin e shtesave për rrezikshmërinë në punë ju kanë dhënë ultimatum Qeverisë deri në muajin qershor.
Hoti tha se Ministria e Financave nuk po diskuton asgjë lidhur me këto shtesa.
Asociacioni si kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, krejt çka tha Escobar dje
“Ne si sindikatë jemi duke pritur reflektim prej Qeverisë nëse nuk ka deri në fund të muajit, ne do të marrim ndonjë veprim sindikalë. Dy komunikatat e MF-së kanë qenë që do të dalin shtesat për rrezikshmëri, por në komunikatën e fundit nuk është përmendur rrezikshmëria. Grupi punues brenda policisë e ka bërë punën e vet i kanë dërguar listat, por ata nuk po e bëjnë diskutimin për këto shtesa”, u shpreh Hoti për Front Online.
Nënkryetari Hoti thotë se nga pakënaqësitë që kanë policët, dorëheqjet nga puna nuk kanë të ndalur.
“Pakënaqësia tek policët është e madhe, dhe dje kemi pasur një dorëheqje në stacionin e Lipjanit i cili ka lajmëruar daljen nga puna se e ka parë që vetëm 200 euro i ka dalë paga dhe nuk është ndarë i kënaqur, ndërsa javën e kaluar 6 dorëheqje në shkollën e policisë”, thotë Hoti.