SIbel Halimi, anëtare e Kryesisë së LDK-së dhe një nga prurjet më atraktive të LDK-së në këto dy vjetët e fundit, ka postuar një foto të saj ta para më shumë se 23 viteve. Ajo këtë fotografi e ka përcjellë me komentimin se në përvjetorin e 10-të të themelimit të LDK-së ka recituar poezi.
Profesoresha Halimi ka thënë se ishin fëmijë me fat që e përjetuam lirinië dhe e njohëm arkitektin e shtetit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, shkruan Botapress.
Për më shumë ja postimi i Sibel Halimit në Facebook
Ishim fëmijë me fat.
E përjetuam lirinë dhe njohëm arkitektin e shtetit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën.
Ndoshta është destin, ndoshta besim në paqe, por në 10-vjetorin e LDK-së, kam recituar vargje lirie!