Sibel Halimi, zëdhënëse politike dhe anëtare e Kryesisë së LDK-së në një postim të saj në Facebook ka bërë “barazimin” e 14 Shkurtit, si datë e fitores së Vetëvendosjes dhe 14 Shkurtit si Ditë e të Dashuruarve. Sipas Halimit, 14 Shkurti do të kujtohet si Dita e dashurisë ndaj pushtetit, përcjellë Botapress.
Ja postimi i Sibel Halimit në Facebook:
Qeveria aktuale rrugën e dashurisë drejt pushtetit e kishte nisur kohë më parë. E filluar si kundërpërgjigje ndaj dialogut e vijoi në kundërshtim të çdo gjëje. 20 vjeçi u bë simbolika kryesore e vokabularit të tyre. Pikërisht, u “erdhi dita” për plotësim të historisë e mospranim të çdo rrethane të para këtij dydekadshi. U “erdhi dita” për të errësuar gjithçka vetëm për të synuar “krejt”. Festë e madhe në emër të krejtve dhe për krejt. Por, entuziazmi i pritjeve të qytetarëve ishte i bazuar në spektaklin e atyre premtimeve. Spektakli është roja e këtij gjumi, do të thoshte Guy Debord
Premtoi mirë e lirë, por doli shtrenjtë!
U rritë çmimi i energjisë elektrike, i produkteve bazë dhe të tjera. 100 mijë prej qytetarëve vetëm në dy muajt e fundit ia mësynë dyerve në njërën nga ambasadat e një vendi mik.
Premtimi i vetëm i realizuar mbetet e pathëna mashtrimi, braktisja e qytetareve!
Na ishte seç na ishte njëherë…
P.S. Autorja është zëdhënëse politike dhe anëtare e kryesisë së LDK-së.