Rreth një milion euro të padeklaruara janë zbuluar nga Dogana e Kosovës në pikëkalimin kufitar në Merdar, gjatë një kontrolli të detajuar të një automjeti që po hynte nga Serbia në Kosovë.
Sipas autoriteteve doganore, vetura ishte përzgjedhur për kontroll bazuar në analizën e riskut. Fillimisht ajo është kontrolluar me skaner X-Ray, ku janë vërejtur dyshime për një hapësirë të modifikuar në dysheme. Më pas, me asistimin e Policisë Kufitare dhe përdorimin e pajisjeve fibroskopike, është konfirmuar ekzistenca e një vendi të improvizuar ku ishin fshehur paratë.
Shuma e sekuestruar, sipas vlerësimeve paraprake, arrin në rreth 1,000,000 euro.

Dogana e Kosovës theksoi se përdorimi i teknologjisë së avancuar, përfshirë skanerët X-Ray, është thelbësor në luftimin e kontrabandës dhe parandalimin e veprimtarive të paligjshme financiare.
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, tre persona janë ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “Shpëlarje parash”.

Të ndaluarit janë Ardit Laska, zyrtar i Policisë së Shtetit në Shqipëri, si dhe Ahmet Kaziu dhe Etnik Ahmaxhokaj. Ata u arrestuan gjatë operacionit të përbashkët të Policisë dhe Doganës së Kosovës në pikëkalimin kufitar.
Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se hetimet janë në zhvillim dhe se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për zbardhjen e plotë të rastit. Autoritetet synojnë të përcaktojnë origjinën e mjeteve monetare dhe të verifikojnë nëse pas rastit fshihet një rrjet më i gjerë kriminal.



Të tjera
Aktuale
Spiropali: Kosova është prioritet absolut i politikës së Jashtme të Shqipërisë
Ministrja e Punëve të Jashtme e
Lajme
Fenomeni i rrallë “shi i kuq”, çfarë pritet të ndodhë në qiell?
Mbretëria e Bashkuar pritet të përjetojë
Aktuale
Gjermania anulon mbi 8,200 leje qëndrimi: 661 prej tyre ishin shqiptarë
Autoritetet gjermane anuluan 8,232 leje qëndrimi