Poleni është një nga shkaktarët më të zakonshëm të alergjive sezonale, veçanërisht në pranverë dhe në fillim të verës.
Grimcat e padukshme që qarkullojnë në ajër mund të shkaktojnë sy të skuqur, hundë që rrjedh, teshtima të shpeshta dhe lodhje të vazhdueshme. Për ata që vuajnë nga kjo gjendje, ditët me diell mund të jenë më tepër shqetësuese sesa të gëzueshme.
Nëse vuani nga alergjitë ndaj polenit, këto këshilla mund t’ju ndihmojnë të minimizoni simptomat:
Mbyllni dritare
Mbani dritaret e shtëpisë dhe të makinës të mbyllura, sidomos në mëngjes dhe mbrëmje. Përdorni ajër të kondicionuar me filtra të pastër për të ruajtur ajrin e brendshëm të pastër.
Lani rrobat dhe flokët pas qëndrimit jasht
Poleni mund të ngjitet lehtësisht në flokë, lëkurë dhe rroba. Pasi të ktheheni në shtëpi, bëni një dush dhe ndryshoni rrobat për të shmangur përhapjen e polenit brenda shtëpisë.
Përdorni syze dielli dhe maska
Syzet dielli ndihmojnë në mbrojtjen e syve nga poleni, ndërsa maskat mbulojnë hundën dhe gojën, duke reduktuar thithjen e grimcave alergjike.
Pastroni shpesh ambientin e brendshëm
Pastroni me kujdes shtëpinë, veçanërisht zonat ku mund të grumbullohet pluhuri. Përdorni fshesë me korent që ka filtër HEPA.
Konsultohuni me mjekun
Nëse simptomat janë të forta, mjeku mund t’ju rekomandojë antihistaminikë, sprej nazal ose terapi të tjera që ndihmojnë në kontrollin e alergjisë.
Të tjera
Aktuale
Mbetjet eshtërore, pamje nga gërmimet në Hajvali
Në varrezat e fshatit Hajvali në
Lajme
Dogana ndalon barna dhe suplemente të padeklaruara në Vërmicë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se
Aktuale
OVL e UÇK-së dënon vendimin e Dhomave të Specializuara për refuzimin e provave për krimet serbe
Organizata e Veteranëve të Luftës së