Këngëtari, Ermal Fejzullahu dhe moderatori, Labinot Gashi së fundi kanë rrëfyer një të pathënë mes njëri-tjetrit e që nuk është dëgjuar më parë.
Të ftuar në emisionin e prezantueses, Luana Vjollca, ‘Zemër Luana’, dyshja e njohur e showbizzit kanë rrëfyer një histori që iu ka ndodhur.
Ermali bën të ditur se ka përfunduar 24 orë në burg në Zvicër me Labin, dhe arsyeja ka qenë viza e gabuar, shkruan Kosovarja.
Ata kanë treguar gjithashtu se brenda qelisë ka patur sekuenca argëtuese, dhe e kanë cilësuar thjesht si një aventurë.