Pasaporta e tij i ka shpëtuar jetën një 16 vjeçari në Mariupol të Ukrainës.
Dokumenti personal pengoi depërtimin e një copëze të shpërthimit të bombës në trupin e 16 vjeçarit, i cili tanimë gjendet në operim.
Ministria e Jashtme e Ukrainës ka publikuar fotografinë e kësaj pasaporte, duke njoftuar se shpërthime të tilla po vazhdojnë në Ukrainë.
“Një copëz e mbetur në pasaportën ukrainase. Ajo i shpëtoi jetën një djali 16 vjeçar. Ai është në operim aktualisht. Granatimet në qytet po vazhdojnë”, ka shkruar Ministria.