Policia e Kosovës ka sekuestruar 140 kilogramë eksploziv gjatë një kontrolli në veri të vendit, material që sipas autoriteteve është i prodhuar në Serbi.
Zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani në emisionin “Kosova Today” ka treguar se si erdhi deri te zbulimi i këtij armatimi.
“Duke patrulluar, policët kanë ardhur deri te informata që në një vend të caktuar mund të ketë armatim, armë ilegale, kanë hyrë në atë vend dhe e kanë kontrolluar. Gjatë bastisjes kanë hasur në sasi të madhe të eksplozivit, që konsiderojmë se është prodhuar diku në Serbi”, tha Elshani.
I njëjti tha se sasia e eksplozivit është tërhequr me sukses nga njësia e deminimit, teksa shtoi se hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë se si erdhi armatimi.
Duke përjashtuar eksplozivin, Elshani tha se armatimet e tjera që gjenden në veri të vendit, mund të vijnë pasi banorët e asaj zonë fshehin armët e tyre ose edhe i hedhin ato në vende të pabanuara.



Të tjera
Aktuale
Petrit Selimi: Avokati i Thaçit po e çmonton copë-copë çështjen e Prokurorisë së Hagës
Ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, ka shkruar
Aktuale
Misetic: Nëse komunikatat e UÇK’së do të kishin nxitur krime, ju do të kishit dëgjuar atë nga dëshmitarët ndërkombëtarë
Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka
Lajme
Momenti kur bie tërmeti në një çajtore, të rinjtë ikin me vrap
Kosova mbrëmë është goditur nga një