Zhvillimet në Lindjen e Mesme, pas luftës së nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kundër Iranit, pritet të ndikojnë në ekonominë kosovare duke krijuar pasiguri, vlerëson Sytrime Dervisholli, eksperte e tregtisë.
Ajo pohon se efektet janë vërejtur menjëherë, me rritjen e çmimit të karburanteve, veprim të cilin ajo e cilëson të panevojshëm.
“Të gjitha kompanitë kanë rezerva të karburanteve, kanë pasur sinjale se në Lindjen e Mesme mund të ndodhë diçka”, thotë ajo në podkastin 5 pyetje të Radios Evropa e Lirë.
Sipas Dervishollit, në këtë situatë nuk mund të parashikohet saktësisht se në cilët sektorë do të rriten çmimet në Kosovë, si efekt zinxhir i rritjes së çmimeve globalisht.
Ajo thekson se rritja e çmimeve të produkteve në Kosovë do të ndikohet kryesisht si shkak i rritjes së shpenzimeve në transportin e mallrave.
“Me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, kompanitë transportuese do të detyrohen të gjejnë rrugë të tjera për transportin e mallrave, të cilat kushtojnë më shumë dhe do të marrin më shumë kohë”.
Sipas saj, i gjithë furnizimi i Kosovës me mallra varet nga transporti i kompanive të huaja.
Megjithatë, ajo konsideron se, në këtë situatë, shteti duhet të rrisë inspektimin dhe të monitorojë ndryshimet e çmimeve në treg, për t’i parandaluar keqpërdorimet./REL/



Të tjera
Lajme Showbiz
Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon
Në një episod të fundit të
Aktuale
Ky është punëtori që vdiq dje në aksidentin në Nagavc
Një aksident i rëndë ka ndodhur
Lajme
Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim nis operacion në Bjeshkët e Sharrit
Shërbimi i Kërkim‑Shpëtimit Malor i Kosovës