Të shtunën mbrëma, rrugëtimi i Brikenës në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” përfundoi vetëm një hap larg finales. Ajo u eliminua në natën gjysmëfinale, ndërkohë që partneri i saj, Mateo, arriti të shpallet finalist i këtij edicioni.
Pas daljes së saj së saj, vëmendja e gjithë publikut është përqendruar te reagimi i parë televiziv i ish-banores.
Mbrëmjen e djeshme janë zhvilluar xhirimet e emisionit “Fan Club”, i cili do të transmetohet sonte në Top Channel.
Kurioziteti është në kulm dhe pyetja që të gjithë bëjnë është: Çfarë do të thotë Brikena për Mateon sonte në FanClub?
Pas shkëputjes së saj këto ditë pas daljes që u komentua gjatë në rrjet nga fansat, Brikena ka vendosur të rikthehet me stil. Në një sekuencë të shkurtër nga emisioni që tashmë po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, ajo shfaqet në top formë, e veshur me një fustan të kuq mjaft elegant.
Në këtë video virale, ajo dëgjohet duke folur pikërisht për dinamikën e marrëdhënies me partnerin e saj brenda shtëpisë. Duke iu referuar afrimitetit dhe pengesave që kanë pasur, Brikena shprehet:
“Unë gjithmonë ia vendosja përpara duart dhe ajo rezistenca e tij më ka bërë të mendojë që okej, ka diçka që ia vlen”.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në