Sot, në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, ku një shtyllë elektrike ra mbi një veturë derisa po lëvizte.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Gashi. E njëjta ka thënë se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.
Tërmeti i fuqishëm! Koincidenca e frikshme e 19 shtatorit, ja çfarë ka ndodhur
“Sot rreth orës 13:40, kemi pranuar informatës se në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, një shtyllë elektrike ka rënë mbi një veturë e cila ishte në lëvizje. Si pasojë tre persona janë lënduar dhe të njëjtve u është ofruar tretman mjekësor.
Njësitet përkatëse të Drejtorisë Rajonale të policisë në Prishtinë po merren me rastin”, tha Gashi. /Botapress.info/