Shtrenjtimi i rrymës, ZRRE-ja tregon se kur pritet ta marrë vendimin

Ka kaluar afër një muaj që kur tre operatorët energjetikë kërkuan rritje të tarifave të energjisë elektrike.

KEDS-i, KESCO, dhe KOSTT-i, javë më parë, iu drejtuan Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike, me kërkesë që të ndryshohen çmimet e rrymës.

Kjo thirrje duket se është akoma në proces e sipër të shqyrtimit nga ZRRE-ja.

“Vlerësimi i këtyre aplikacioneve është në proces dhe po kryhet nga ekspertët e ZRRE-së, përmes analizës së detajuar teknike dhe financiare, në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative në fuqi. Pas përfundimit të vlerësimit, raportet përkatëse dhe propozimet tarifore do të publikohen dhe do t’i nënshtrohen procedurave të mëtejme, përfshirë konsultimin publik, para marrjes së çdo vendimi final”, thuhet nga ZRRE-ja për Tëvë1.

Të tjera

Aktuale

Mustafa: Figurën e Presidentit vështirë ta gdhendim si skulptor

Gjatë ditës së djeshme janë riaktivizuar

Aktuale

Deputetja e AAK’së zbulon ‘zënkën’ me Abdixhikun

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, duke