Deputetët e opozitës kanë mbledhur nënshkrimet për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për rritjen e tarifave për energjinë elektrike, transmeton Gazeta Botapress.
Sot priten të deponohen zyrtarisht këto nënshkrime, ndërsa seanca pritet të mbahet të hënën në ora 12:00. ZRRE-ja ka dalë me propozimin për rritje të faturave më 17 janar, pasi çmimet e energjisë elektrike janë rritur edhe në tregjet evropiane, duke i ndikuar kështu edhe çmimet e importeve të Kosovës.
Për këtë Qeveria e Kosovës ka ndarë një shumë prej 75 milionë eurosh në formë subvencionimi. /Botapress.info