Një person mbrëmë në Ferizaj ka shtnë me armë zjarrit drejt të dashurës së tij dhe më pas ka qëlluar edhe veten, ka njoftuar policia.
Të dy të lënduarit janë dërguar në QKUK në Prishtinë, ndërsa policia tha se ka gjetur dhe ka sekuestruar armën.
“Ferizaj 10.04.2026, 21:58. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri drejt të dashurës së tij dhe më pas e qëllon veten. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me një karikator gjashtë fishekë dhe tri gëzhojat e armës së përdorur. Rasti nën hetime”.
Policia tha se rastin e ka cilësuar si “vrasje në tentativë”.



Të tjera
Lajme
BE thirrje partive për fushatë të respektueshme
Bashkimi Evropian, i ka bërë thirrje
Aktuale
KQZ del me udhëzime për votimin me postë pas “shqetësimeve të ngritura”
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë
Aktuale
Kryetarja e Preshevës ndan pamje nga pritja e dy kongresistëve amerikanë
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita