Një 64-vjeçar ka vdekur këtë të diele në QKUK, pas një aksidenti që kishte ndodhur më 5 nëntor rreth orës 05:00 në kryqëzimin e rrugëve “Dëshmorët e Kombit” dhe “Henri Dunant” në Prishtinë.
I ndjeri Adem Llausha nga Vushtrria, ishte punonjës taksie në kohën kur ishte aksidentuar me veturën e policisë.
Familjarët e të ndjerit kanë folur derisa kanë kërkuar drejtësi për rastin, pasi sipas tyre, Policia po tenton të fajësoi të ndjerin për aksidentin, derisa kanë treguar se i ndjeri ka qenë veteran i UÇK-së, pasi ishte kthyer nga Gjermania për tu bashkuar me luftën e UÇK-së, për të cilen kishte kontribuar edhe financiarisht.
“Vëlla’ ka qenë veteran i luftës e ka lëshuar Gjermaninë dhe ju ka bashkuar luftës, u kthy këtu se ka pasur dëshirë gjithmonë i lidhur me Kosovën, pas luftës ai ka punuar taksi, nuk ka marr asnjë ndihme, veç certifikatës së veteranëve që ka qenë ushtar”, ka thënë Fehmi Llausha, vëllai i Ademit.
Sipas familjes Ademi, Policia në kohën e aksidentit ka qenë duke vozitur me 150km/h, e nga goditja e fortë viktima kishte rënë disa metra larg veturës.
“E kemi pasur një rast të paprecedent, ka ndodh një aksident. Vëllai ka qenë duke vozitur, ka punuar taksist, aty në rrugëve “Dëshmorët e Kombit”, kanë ardhur policia 150 km/h, në veturën e policisë kanë qenë pesë zyrtarë policor, e kanë goditur veturën e vëllait dhe e kanë hedhur nga vetura disa metra larg”, rrëfen Fehmiu, vëllai i te ndjerit Adem Llausha.
Ai tregon tutje se në ditën e parë kur kanë dërguar vëllain në QKUK, menjëherë është futur në një operacion dhe ka qenë në koma, pastaj po atë ditë dikush nga familjarët e policëve të përfshirë në aksident, kanë kontaktuar familje dhe më që nga ajo ditë askush prej tyre nuk i ka kontaktuar për të mësuar gjendjen e Ademit.
“Në ditën e parë që e kemi dërguar në spital ata [familjarët e policëve të përfshirë] kanë dërguar fjalë, vetëm kanë kërkuar falje dhe që nga 5 nëntori kur ka ndodh aksidenti deri më sot ata nuk janë lajmëruar”.
“Shteti na ka mbyt vëllain, ka qenë vëllau dy javë në koma, askush nuk ka qenë mu lajmëruar, asnjë ngushëllim asnjë komunikim, as vizita në spital”.
Ademi është varrosur sot në Vushtrri, ndërsa familja e tij nuk i ka pranuar në ceremoninë e varrimit familjarët e policëve të cilët kanë qenë të përfshirë në këtë aksident.
”Dje ka vdekur vëllai edhe kinse sot kanë dashur të vinë në varrim, si t’i pranojmë në varrim, kur ata nuk kanë pasur asnjë komunikim me neve gjatë këtyre dy jave”.
“Sot janë ardh pse mi pranuar, nuk kanë ardhur as të në vizitojnë gjatë dy jave sa vëllai ka qenë në koma. Ne kërkojmë vetëm drejtësi, nëse është nevoja edhe në Strasburg në Gjykatën Evropiane do të shkojmë”.
Familjarët dyshojnë se i njëjti zyrtar policor që ka qenë i përfshirë në këtë aksident, ka pasur edhe disa raste të tjera të aksidenteve më herët. Familjarët shprehin habinë se si shteti ka lejuar të dal në trafik një zyrtar policor i cili ka pasur disa raste me aksidente më herët.
“I njëjti polic, kemi informata se ka pasur deri 4 raste aksidente para se me ndodh me vëllain tonë, nuk po kuptoj si shteti e ka len të dal në komunikacion një person i cili ka pasur kaq raste të aksidenteve”, thotë ai.
Ata kanë kërkuar edhe nga ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu që të angazhohen për rastin dhe të bëjnë sa më shumë që drejtësia të shkoj në vend.
“E ka len një djalë 15-vjeçar, gruan e re, e me ja marr vëllain shpirtin këto nuk ndodhin askund. Shteti le të ma shpjegon se si është e mundur 150km/h të vozitë policia në mes të qytetit, edhe kanë dashur ta lënë fajtor vëllain”
“Ne duam incizimet nga kamerat e sigurisë, pasi po thonë se vëllai është fajtor, ato tregojnë të vërteten”
“Unë kam vetëm një lutje të shtetit, ju kisha lut se e kemi humbur një vëlla, një veteranë të luftë, që ka kontribuar duke ardhur nga Gjermania, ai ka qenë financues u UÇK-së para se t’i bashkohej luftës, le të ma sqaron shteti se çfarë mund të bëj, me këtë unë fajësoi shtetin. Ne duam vetëm drejtësi, incizimet duam ti shohim, nëse policia po na fajëson vëllain le të sjellin incizimet”
“I bëj thirrje ministrit të Punëve të Brendshme, Xhela Sveçla, ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të marrin rastin seriozisht dhe ishalla vëllai jonë është i fundit dhe të mos shkoj dëm jeta e një veterani të UÇK-së”, thotë vëllai Fehmiu.
Të tjera
Ekskluzive Lajme
Masakra e Poklekut të Vjetër, Teuta Elshani: E kemi borxh dhe mision të tregojmë se për atë arsye jemi ende gjallë (VIDEO)
Teuta Elshanin, e mbijetuara e
Aktuale
Ç’ndodhi në seancën konstituive të Kuvendit? Çka më tej?
Albulena Haxhiu as në
Aktuale
Moti sot: Me diell e temperatura deri në 24 gradë
E diela në Kosovë pritet