Një aksident trafiku ka ndodhur dje pasdite në fshatin Pozheran të Vitisë, në mes të dy veturave me drejtues meshkuj kosovarë.
Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona të cilët kanë marrë tretman mjekësor.
Njoftimi i plotë i policisë:
Fsh. Pozheran, Viti 24.12.2022 – 16:50. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar 7 (shtatë) persona të cilët kanë marrë tretman mjekësor.