Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale sot do të mbajë mbledhje. Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi në parim i Projektligjit për çmimin e produkteve medicinale.
Ndryshe ditë më parë në mbledhjen e Qeverisë është miratuar projektligji për Çmimin e Produkteve Medicinale i cili përcakton çmimet e produkteve medicinale për qarkulluesit e licencuar farmaceutik me shumicë dhe pakicë, përfaqësuesit e mbajtësit të autorizimit për marketing dhe institucionet publike në Republikën në Kosovës.