Një qytetar shqiptar ka denoncuar sjelljen e ashpër të policisë sllovene në doganën mes Kroacisë dhe Sllovenisë.
Ashtu siç raporton JOQAlbania, qytetari është shprehur se automjetet me targa shqiptare dhe italiane janë ndalur dhe kontrolluar në mënyrë të imtësishme, ndërsa të tjerat kalojnë pa asnjë pengesë.
Pos kësaj, sipas raportimit, thuhet se qytetari në fjalë ka treguar se policia sllovene ka dhunuar brutalisht një fëmijë të vogël, duke e tërhequr nga flokët.
Po ashtu, ai tregon se nuk është lejuar të kalojë, përkundër dokumenteve të rregullta, dhe ambasada shqiptare nuk i ka hapur telefonin.
Për të protestuar, ai dhe të tjerë vendosën makinat kryq në doganë. Denoncuesi e cilëson këtë situatë si një akt diskriminimi dhe racizmi ndaj shqiptarëve.



Të tjera
Aktuale
“Kosovës i duhet urgjentisht një qeveri stabile”, Hargreaves partive: Bashkëpunoni pas zgjedhjeve
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në
Aktuale
Vjosa Osmani : Garë komplet e pabarabartë, propagandë masive
Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka
Aktuale
Jeff Hovenier: Presidentja Osmani ka luajtur rol konstruktiv në raportet Kosovë-ShBA
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier,