Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe INSTAT, në vitin 2023, punonjësit në Bashkimin Europian punuan mesatarisht 36.1 orë në javë, ndërsa në Shqipëri, ky numër ishte 43.7 orë – 7.6 orë më shumë se mesatarja e BE-së, duke e renditur vendin me orarin më të gjatë të punës në Europë.
Në BE, vendet me javën më të gjatë të punës ishin:
- Greqia – 39.8 orë
- Rumania – 39.5 orë
- Polonia – 39.3 orë
- Bullgaria – 39.0 orë
Në anën tjetër, vendet me javën më të shkurtër të punës ishin:
- Holanda – 32.2 orë
- Austria – 33.6 orë
- Gjermania – 34.0 orë
Sipas INSTAT, në Shqipëri:
- Orët më të gjata të punës u regjistruan në prodhim (46.5 orë), ndërtim (45.6 orë) dhe bujqësi (44.8 orë)
- Orari më i shkurtër ishte në administratë publike (40 orë)
Pas Shqipërisë, më së shumti punojnë turqit, me një mesatare prej 43.1 orësh në javë. Edhe vendet e tjera të Ballkanit regjistrojnë orare të gjata pune:
- Mali i Zi – 42.8 orë
- Serbia – 41.3 orë
- Bosnja – 41.2 orë
- Maqedonia e Veriut – rreth 40 orë
Pavarësisht orarit të gjatë, pagat në Shqipëri mbeten më të ulëtat në rajon, si në aspektin minimal, ashtu edhe në atë mesatar (përjashto Kosovën, për të cilën mungojnë të dhënat).



Të tjera
Aktuale
Trump – Iranit: Hapeni atë dreq Ngushtice, kopilë, ose do të jetoni në Ferr
Presidenti amerikan, Donald Trump ka përdorur
Aktuale
A po vonohet Kosova në përgatitjet për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030?
Gati tri vjet pasi e fitoi
Aktuale
Analisti sigurisë kombëtare: Shpëtimi i ekuipazhit të F-15 parandaloi që piloti të bëhej “mjet pazari” i Iranit
Operacioni i shpëtimit të anëtarit