Analisti politik, Jusuf Thaçi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar pasi janë publikuar përgjime për takime dhe koordinime që deputetja e partisë në pushtet i ka bërë në emër të Qeverisë së Kosovës me Listën Serbe dhe kriminelin e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, Milan Radojiçiç, për disa nga çështjet politike në Kosovë.
“Me rëndësi është t’i kundërvihemi Shqipërisë dhe kryeministrit të saj, ndërsa bashkëpunimin me Listën Serbe dhe përfaqësuesit e saj e kemi obligim kushtetues”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
“Rroftë Kosova kokë-lartë me Shqipërinë e bisht-ulur me Listën Serbe”.