Shqipërim Arifi kryetar i Komunës së Preshevës, nesër bën dorëzim penal kundër Këshillit Kombëtar Shqiptar për keqpërdorim të mjeteve të Qeverisë së Kosovës dedikuar për Luginën e Preshevës.
Lajmin e ka bërë të ditur kabineti i kryetarit Arifi në Prishtinë:
Nesër, në ora 14:00, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Preshevës, bëj dorëzimin e Kallëzimit Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së R. Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptarë.
Ju ftoj në press-konferencë para ndërtesës së Prokurorisë, ku do të merrni vesh më shumë rreth Kallëzimit Penal, që po dorëzojmë, në lidhje me zhvatjen e mjeteve të taksapaguesve kosovarë përmes konkursit të Këshillit Kombëtar Shqiptarë në Luginën e Preshevës dhe implikimit të Qeverisë së Kosovës.
Faleminderit për mirëkuptim!
Me rrespekt
Shqiprim Arifi
Kryetar i Komunës së Preshevës