Shqipëria ka arritur një fitore të vështirë në miqësoren ndaj Gjibraltarit, duke triumfuar me rezultat 0-1.
Ndeshja e zhvilluar më 4 shtator në Gjibraltar ka pasur pak raste në pjesën e parë, ku rreziku i vetëm për portën vendase ka ardhur nga një gjuajtje e Jasir Asanit, që nuk përfundoi në rrjetë.
Në pjesën e dytë, kuqezinjtë u treguan më aktivë dhe ia dolën të shënojnë në minutën e 69, me anë të Asanit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi saktë nga penalltia, e cila u akordua pas një loje me dorë në zonë.
Deri në fund, Shqipëria pati edhe një rast të mirë me Shpendin, por rezultati mbeti i pandryshuar.
Kjo ndeshje shënoi një datë historike për futbollin shqiptar, duke kujtuar fitoren ndaj Greqisë 2-1 në kualifikimet për Botërorin 2006, më 2004.
Tani, përqendrimi i Kombëtares është te ndeshja e radhës, më 9 shtator në orën 20:45 në “Air Albania”, ku do të përballet me Letoninë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.



Të tjera
Uncategorized
Discover How Mr Fortune No Deposit Bonus Can Elevate Your Casino Experience
The world of online casinos is
Aktuale
Burime brenda LDK: 33 degë miratuan deklaratën që nuk kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme partiake
Në mbledhjen e mbajtur sot në
Aktuale
Rudolph rikonfirmon mbështetjen gjermane për sistemin e drejtësisë
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës,