Euro 2024 vetë se po afrohet, me skuadrat që kanë ndezur “motorët”, për të qenë gati për fillimin e aventurës, ndërsa mediat ndërkombëtare, kanë nisur të bëjnë parashikimet e para, jo vetëm se cila mund të jetë skuadra fituese në finalen e Berliniit më 14 korrik, por gjithashtu edhe se cilat mund të jenë kombëtaret që mund të befasojnë në këtë evropian.
Mediumi italian, “Calciomercato”, e cila ka bërë parashikimin e saj, ku ka renditur dy kombëtaret, Shqipërinë dhe Gjeorgjinë, si skuadrat që mund të shkaktojnë surprizën e madhe.
“Shqipëria dhe Gjeorgjia janë hirushja e EURO24″. Janë dy kombëtare që zgjojnë kuriozitetin më të madh mes 24 pjesëmarrëseve.
Për Italinë, kundërshtari i parë është Shqipëria. Janë rreth 10 lojtarë të thirrur nga Sylvinho që i përkasin Serie A ose Serie B, pa përmendur këtu edhe të tjerë që kanë kaluar nga Seria A si Rey Manaj, Arlind Ajeti, Thomas Strakosha.
Sipas, “Calciomercato”, Shqipëria ka një ekip solid dhe intrigues, që fitoi grupin përpara Polonisë dhe Çekisë.
Ndryshe nga pjesëmarrja në Euro 2016, tani Shqipëria është më e pjekur dhe kërkon kalimin në 1/16.
“Shpirt dhe sakrificë”, Sylvinho: Forca jonë është skuadra, gjithçka është e mundur në futboll
“Shpirt dhe sakrificë”, Sylvinho: Forca jonë është skuadra, gjithçka është e mundur në futboll
“Sigurisht që grupi me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën është i ndërlikuar, por ‘shqiponjat’ e dinë se mund të befasojnë”, mbyll shkrimin “Calciomercato”.
Të tjera
Aktuale
Banka Botërore: Ekonomia e Kosovës rritet me 3,8 për qind në vitet 2025 dhe 2026
Banka Botërore ka parashikuar se rritja
Aktuale
Pauza që po ‘dëmton’ shërbimin, ankohen qytetarët për pritje të gjata në Stacionin Policor
Në Stacionin Policor – Qendra, ka
Aktuale
Rryma është shtrenjtuar në Kosovë, por jo edhe në veri, deklarohet ZRrE
Rryma është shtrenjtuar për 16.1% krahasuar