Emocion, krenari dhe një shpërthim reagimesh pozitive – Shqipëria është zyrtarisht finaliste në Eurovision Song Contest 2025, që po mbahet këtë vit në Bazel të Zvicrës.]
Grupi Shkodra Elektronike, përfaqësuesit e Shqipërisë, arritën të sigurojnë një vend të merituar në finalen e madhe me performancën e tyre energjike dhe të veçantë të këngës “Zjerm” gjatë gjysmëfinales së parë të mbajtur sonte.
Me një skenografi elektrizuese dhe një kombinim autentik të muzikës tradicionale shqiptare me elemente moderne elektronike, Shkodra Elektronike rrëmbyen vëmendjen e publikut evropian dhe votat e mjaftueshme për të kaluar më tej.
Kjo shënon një sukses të madh për Shqipërinë në skenën ndërkombëtare të muzikës, duke konfirmuar edhe një herë se muzika shqipe ka potencial të konkurrojë denjësisht në skena të mëdha si Eurovision.
Finalja e madhe do të zhvillohet të shtunën, më 17 maj, dhe Shqipëria do të jetë mes 26 shteteve që do të garojnë për trofeun e këtij viti.



Të tjera
Aktuale
Haxhiu e shpall datën: Zgjedhjet e parakohshme mbahen me 7 qershor
U.D presidentja e vendit, njëherësh edhe
Aktuale
Haxhiu për Vehbi Miftarin: S’është shkarkuar, procedura për lirimin e tij ka filluar në vitin 2025
Vehbi Miftari ka konfirmuar se është
Showbiz
Xheneta Fetahu trondit rrjetin, gati sa nuk zbuloj pjesën intime me fustanin tranparent
Xheneta Fetahu ka arritur sërish të