Një gazetar izraelit bëri një postim në X ku tha se administrata Trump është në negociata me Shqipërinë për të pritur rreth 100 mijë banorë nga gaza atje.
Ka qenë i menjëhershëm reagimi i kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarit izraelit të cilit i është kundërpërgjigjur me një status në X ku thotë se ka kohë që nuk ka dëgjuar diçka kaq të rreme.
Rama e shoqëron reagimin me një foto me kryq të kuq mbi postimin e gazetarit izraelit dhe me mbishkrimin Fake News.
Kryeministri shkruan se Shqipëria nuk mund ta marrë përsipër një përgjegjësi të tillë.
Postimi i plotë i Ramës
“Nuk kam dëgjuar diçka kaq të rreme për shumë kohë – dhe ka pasur shumë lajme të rreme kohët e fundit! Nuk është absolutisht e vërtetë.
Kam respekt dhe solidaritet të plotë për popullin e Gazës, i cili ka vuajtur shumë për shkak të regjimit të dhunshëm të Hamasit dhe ka përjetuar një luftë të tmerrshme pas tragjedive të 7 tetorit.
Por lejoni të jem i qartë: Shqipërisë nuk i është kërkuar nga askush për të ndërhyrë, dhe as nuk mund ta marrim përsipër një përgjegjësi të tillë.
Jemi krenarë për miqësitë tona të forta me Izraelin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Katarin, Kuvajtin dhe, natyrisht, me popullin palestinez, shtetin e të cilit Shqipëria e ka njohur shumë vite më parë.
Megjithatë, Shqipëria nuk ndodhet në Lindjen e Mesme, dhe, si një vend në zemër të Europës, ne nuk mund të bëjmë më shumë se çdo vend tjetër europian në këtë çështje.
Sidoqoftë, ne shprehim dëshirën dhe lutemi që populli palestinez të ketë mundësinë të jetojë në shtetin e tij, si njerëz të lirë nën një sistem demokratik, dhe që Hamasi të mos jetë më kurrë në gjendje të dëmtojë Izraelin – apo, mbi të gjitha, vetë palestinezët”, thuhet në postimin e Ramës.



Të tjera
Uncategorized
Shambala Casino Bonus Fără Depunere 2025 . RO Spin & Win
bonus fără depunere jeetcity Pentru strategie
Uncategorized
75 USD Jetoane Gratuite Fără Depunere La Cazinoul Supernova — în România Start Winning
Coduri De Cipuri Gratuite Slotland Fără
Uncategorized
Gunsbet Casino Inloggen — NL Unlock Offer
Filippinó színész haszon elérhető helyi érzéstelenítő