Një pushues nga Kosova është mbytur në detin e Golemit. Rreth orës 15:00, në Golem, dyshohet se duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasi R. O., rreth 80 vjeç, nga Kosova.
Ngjarja është regjistruar disa minuta më parë në plazhin e Golemit në Kavajë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa trupi pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit ku do t’i nënshtrohet autopsisë, njoftojnë mediat shqiptare.
Njësitet përkatëse janë duke vazhduar hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./Botapress.info/