Pas shpërthimeve të fuqishme të ndodhura në Abu Dhabi, Ambasada e Kosovës në Emirate-EBA ka dalë me njoftim zyrtar. Siç njofton ambasada, nga shpërthimet e bombolave të gazit nuk është lënduar asnjë person, ndërsa ekipet emergjente kanë vënë situatën nën kontroll.
“Autoritetet e EBA-së, në një deklaratë të tyre zyrtare të lëshuar sot, i kanë bërë thirrje publikut që informacionet lidhje me këtë incident, t’i marrin nga burimet e saja zyrtare, dhe të shmangin qarkullimin e thashethemeve dhe informacioneve të pasakta”, thuhet tutje në njoftimin e ambasadës.
Njoftimi i plotë i Ambasadës:
NJOFTIM NË LIDHJE ME SHPËRTHMIN E BOMBOLAVE TË GAZIT NË QYTETIN ABU DHABI
Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi njofton qytetarët e saj, se mbrëmë në mesnatë ka ndodhur një shpërthim i bombolave të gazit në qendër të qytetit në Abu Dhabi.
Ekipet emergjente të qytetit kanë intervenuar në shpejtësi, duke e vënë situatën nën kontroll.
Fatmirësisht, nga ky shpërthim nuk ka pasur asnjë të lënduar dhe as viktima.
Shpërthimi ka ndodhur në sipërfaqen e katit të fundit të një ndërtese në qendër të qytetit.
Autoritetet e EBA-së, në një deklaratë të tyre zyrtare të lëshuar sot, i kanë bërë thirrje publikut që informacionet lidhje me këtë incident, t’i marrin nga burimet e saja zyrtare, dhe të shmangin qarkullimin e thashethemeve dhe informacioneve të pasakta.