Të paktën gjashtë persona janë lënduar nga një shpërthim në një ndërtesë në qytetin turk Shanliurfa. Sipas të dhënave të para nga zyra e guvernatorit lokal, askush nuk është lënduar rëndë, ndërsa të gjashtë personat janë transferuar në spitalin lokal.
Siç bëhet e ditur, shpërthimi ka ndodhur në një apartament në katin përdhese të një pallati gjashtëkatësh dhe nuk dihen shkaqet e aksidentit, përcjell Botapress.
Kievi pretendon se Rusia ka përdorur armë të ndaluara kimike
Me të dëgjuar shpërthimin, banorët e lagjes kanë përjetuar një frikë të madhe.
Kështu, në vendngjarje janë dërguar policia, zjarrfikëse dhe ndihmës mjekësorë./Botapress.info/