Municionet shpërthyen gjatë një zjarri në një depo armësh në qytetin Mayskoye në Krimenë e aneksuar nga Rusia, ka thënë ministria ruse e mbrojtjes, duke shtuar se nuk ka pasur viktima serioze nga shpërthimi.
Zjarri shpërtheu rreth orës 6:15 të mëngjesit me orën lokale (0315 GMT) në një depo ushtarake pranë fshatit Mayskoye në rrethin Dzhankoi, duke shkaktuar shpërthimin e municioneve, tha ministria përmes një deklarate.
Shpërthimet nëpër depo me municione kanë qenë të shpeshtas gjatë luftës në Ukrainë. /Botapress.info/