Një zjarr i madh shpërtheu në një ndërtesë në Paris mëngjesin e së shtunës, pranë sheshit Place de L’Opera.
Ndërtesa në 17 Boulevard des Capucines, pranë sheshit Place de L’Opera, shpërtheu në flakë duke rezultuar me re tymi që ngriheshin në ajër.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 10:30, në një zyrë, në katin e tretë të ndërtesës, e cila përbëhet nga shtatë kate.
Sipas të dhënave zyrtare, janë 120 zjarrfikës në vendngjarje, të cilët do të punojnë gjatë gjithë ditës për të shuar zjarrin.
Zjarrfikësit nuk kanë evakuuar askënd nga ndërtesa.
Një kordon është vendosur rreth zonës ku ka ndodhur shpërthimi, derisa zjarrfikësit dhe policia franceze po u kërkojnë njerëzve që të shmangin zonën.
Nuk dihet ende se cili ishte shkaku i zjarrit dhe as nëse ka pasoja në njerëz.