Një person u vra në një sulm ndaj një cisterne nafte pranë Muscatit në Gjirin e Omanit, duke shkaktuar një shpërthim dhe zjarr.
Qendra e Sigurisë Detare të Omanit ka lëshuar një deklaratë mbi incidentin.
Ajo tha se objektivi i sulmit ishte një cisternë nafte dhe se ekuipazhi i saj u evakuua pasi shpërtheu një zjarr.
“Cistera e naftës MKD VYOM, që mbante flamurin e Republikës së Ishujve Marshall, u sulmua nga një mjet ajror pa pilot 52 milje detare larg bregdetit të Guvernatorit të Muscatit. Cisterna mbante afërsisht 59,463 ton metrikë ngarkesë”, tha ajo.
Shtoi se sulmi rezultoi në një zjarr dhe shpërthim në dhomën kryesore të motorëve, duke vrarë një anëtar të ekuipazhit, një shtetas indian.
“Në koordinim me Qendrën e Sigurisë Detare, ekuipazhi prej 21 personash i cisternës – përfshirë 16 indianë, 4 bangladeshas dhe 1 ukrainas – u evakuuan në një anije tregtare, që lundronte nën flamurin panamez”, tha deklarata.
Zhvillimi erdhi pasi SHBA-të dhe Izraeli nisën një sulm të madh ndaj Iranit të shtunën, duke vrarë disa udhëheqës të lartë iranianë, përfshirë Udhëheqësin Suprem Ajatollah Ali Khamenei.
Në përgjigje, Teherani u hakmor me sulme me dronë dhe raketa që synonin Izraelin, si dhe vendet e Gjirit që strehonin asete amerikane.



Të tjera
Aktuale
Osmani s’deklarohet për vendimin e Kushtetueses
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani nuk
Aktuale
Një muaj afat, Osmani thirrje që sot të caktohet data e seancës për presidentin – çfarë lëvizje do të bëjë Kurti
Dje, Gjykata Kushtetuese nxori aktgjykimin e
Aktuale
Abdixhiku kërkon hetim dhe u bën thirrje qytetarëve: Po faturoheni me tarifë të shtrenjtë edhe natën
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka