Në lagjen Ulpiana në Prishtinë, është përfshirë nga zjarri një hyrje e një objekti banesor. Sipas pamjeve të publikuara në media, shihet se një zjarr i madh ka kapluar hyrjen e një objekti banesor në Ulpianë.
Ndërsa nuk dihen shkaqet e këtij zjarri. Nga Policia e Kosovës ende nuk kanë dhënë detaje në lidhje me këtë rast.