E di që jemi zemërgjërë shumë e mikpritës por, cështja e pranimit të afganëve në Qendren Studentore është e papranueshme. Përderisa ne Kosova, themi se kemi këto, këto e këto kapacitete, dhe kapaciteti ynë është Qendra Studentore e cila u bë “justifikuesia” jonë, atëherë më mirë të ngrisim flamurin e bardhë të dorëheqjes. Kundërshtimet që janë duke qarkulluar mbi vendimet dhe marketingu që po bëhet për qeverinë lë për të dëshiruar. Ditën e djeshme në media qarkulloi lajmi se është duke u bërë vaksinimi masiv për personelin arsimorë dhe nxënësit, pra mësimi do të duhej të fillonte në realitetin para pandemisë. Edhe shumica e studentëve nuk refuzojnë të vaksinohen dhe mësimi fizik ( pa dalë kontrolle si tash numri i të infektuarve) do të duhej të zhvillohej në sallat e Fakulteteve.
Është hera e dytë qe ide kaq banale dalin në “tregun” e “konsumuesve” që nuk e bashkëndjejnë studentin. Jo studentin i cili shkollohet në shkolla e universitete private, por studentin i cili mezi përfundon studimet për shkak të çështjeve financiare. Përballimi ndonjëherë duket si mburojë e pathyeshme për disa nga ne studenët, e mundësitë më të arsyeshme normalisht se do ti konsiderojmë secili. Në asnjë fjali nuk e thash që nuk duhet ti pranojmë në Kosovë, sepse edhe prindërit tanë kanë kaluar të njejtat probleme kur ishin refugjatë në sa e sa vende. Por, si në pandemi edhe tash QS po e trajtoni si mbuluese e fjalëve të pavërteta. Në psikologjinë e studentëve ka lënë pasoja jo të mira. Unë personalisht gjatë tërë qëndrimit sa isha në QS këtë vit nuk ka kaluar ditë që nuk më ka shkuar mendja tek i riu i cili gjatë pandemisë humbi jetën pikërisht në një nga objektet e qendres. Përpos asaj vetë fakti që kishte të infektuar në Qendër na la shije të keqe, sepse normalisht në aspektin personal shëndeti është në radhë të parë. E tash, ne duhet të shikojmë për mundësi banimi diku tjeter se mundësitë minimale që i ofruat për ne tash po i dhuroni dikujt tjeter. Do të ishte mirë të rishikohej çështja se ku të vendosen, e di që ka edhe persona që i pranojnë ata në shtëpinë e tyre. Do të gjejmë arsye shumë përse nxënësit/studentët duhet ose jo të fillojnë vitin akademik në bankat shkollore Por, ne jemi në Kosovën e dashur ku në pikun e gjendjes alarmante me të infektuarit, tash për pak kohë kemi edhe zgjedhjet lokale. E, zgjedhjet lokale nuk kanë me e kerku kartelen identifikuese të vaksinimit e as masken, se me rëndësi me pas pjesmarrje e përkrahes atje. Këtu nuk na intereson a infektohemi a jo, ndërsa në shkolla e universitete kemi “KUJDESSSS” të madh. Nëse gjendja me numrin e të infektuarve rregullohet ( disi e pamundur), duhet të konsiderohet kthimi fizik në mësime, e QENDRA STUDENTORE të jetë hapsira ku mbështeten studentët prap.