Këtu e 21 vjet më parë, në një pritë të organizuar në fshatin Orllat, te lagja e Bytyqve në hyrje të Malishevës, u bë atentat ndaj Fetah Rudit, veprimtarit të njour të LDK-së, bashkëpunëtorit të presidentit Ibrahim Rugova dhe ish-ushtarit të UÇK-së, shkruan Botapress.info
Pas këtij atentati, Fetah Rudi mbeti në karrocë përjetësisht.
Për këtë atentat, ka reaguar Petrit Rudi, djali i Fetah Rudit i cili në një postim të tij në Facebook ka shtruar pyetjen: Cfare emri pat Liria me tregon dikush?
Petriti në postimin e tij ka shkruar:
Cfare emri pat Liria me tregon dikush? T’i shpetosh plumbave te armikut ne betejat e lavdishme te UÇK-se, te shkosh te bartesh armatim nga Shqiperia ne Kosove, e te mbetesh perjete ne karroce nga plumbat e shqiptareve, vetem pse je me Ibrahim Rugoven atehere kur erdhi Liria per te cilen sakrifikuan me vite e vite? Per kete Liri e keni fjalen? Ja cka kane bere kriminelet, qe çuditerisht per kryeministrin tone, e per dike dike jane patriota. Mosni bre, aman mosni! Drejtesia vonon, por nuk harron. Ajo vije nje dite, nese jo nga njeriu, atehere patjeter qe nga zoti. Perjetesisht krenarë me ty babi im!
![](https://botapress.info/wp-content/uploads/2021/12/petrit-rudi-300x300.jpg)
Petrit Rudi ka shpërndarë edhe postimin e Fetah Rudit në Facebook:
Pikerisht ne 14:35 minuta. Sot e 21 vite me pare, me daten 15 dhjetor 2000, ora 14:35 minuta isha cak i nje atentati politik, atentat qe tash e dy dekada me la ne karroce.
21 vitet ne karroce, ishin me sfida te renda e teper te mundimshme, por duke mos u ndalur kurre, dhe me nje vullnet te madh per te ecur perpara.
Atehere isha vetem 36 vjeç, nuk kisha asnje te keqe me askend, nuk i kisha borgj askujt. Kisha dhene kontributin tim edhe si ushtar i UÇK-se! Por “makati” im i vetem ishte pse qendrova perkrah Rugoves, pse qendrova ne LDK.
Atentati ndaj meje u be vetem pse isha gjithmone ne krah me Dr. Rugoven, si para, gjate dhe pas luftes. Nga une kerkohej qe te hiqja dore nga LDK-ja e Dr. Rugova. Por une nuk zgjodha nje gje te tille, pasi kjo nenkuptonte qe te hiqje dore nga rruga e shtetndertimit te Kosoves, synim ky i LDK-se dhe Dr. Rugoves. Ky synim vazhdon edhe sot.
Keto 21 vite shume gjera jane thene, por askush nuk e ka marr guximin qe ta hetoje atentatin ndaj meje dhe vrasjet tjera politike. Por pas dy dekadash, nje drite po shihet ne fund te tunelit. Gjykata Speciale eshte e vetmja shprese per zbardhjen e atenatit ndaj meje dhe gjitha vrasjeve politike qe kane ndodhur ne Kosove. Une do te flas, kurdo dhe kudo qe kerkohet deshmia ime, ashtu sic kam folur edhe ne institucionet e drejtesise vendore.
Faleminderit familjes, shoqerise, miqeve e mbare kolegeve qe me kane qendruar afer. Pergjithmone mirenjohes!