Tuti Sejdiu arriti të shpallej më e bukura e “Miss Universe Kosova” duke fituar të drejtën e përfaqësimit të vendit në “Miss Universe”.
Këtë titull ajo vendosi që menjëherë ta shfrytëzojë për vënien e drejtësisë në vend duke shpalosur menjëherë historinë e saj të dhimbshme.
Ajo tregoi se si ishte përdhunuar në moshën 13-vjeçare nga disa persona dhe ishte trafikuar në Kosovë dhe Serbi dhe se si e ka të pamundur ta takojë babanë të cilin e ka në burg dhe nuk ka asnjë informacion për të.
E prekur nga ky rrëfim është edhe aktorja dhe deputetja e njohur Adriana Matoshi, e cila si duket duke shfrytëzuar edhe postin e saj si deputete i doli në ndihmë Tutit duke thënë se ajo tashmë është në duar të sigurta.
Matoshi publikoi një fotografi me bukuroshen Sejdiu në InsatStory, duke shkruar në superlativ për historinë frymëzuese që ajo e ndau me publikun.
“Tuti Sejdiu, një çikë e fortë që vendosi me shpalosë historinë e saj në momentin që fitoi titullin e më të bukurës në ‘Miss Universe Kosova’! Qëllimi i saj nuk ishte titulli i më të bukurës, po prurja e drejtësisë në vend! Ajo tani është në duar të sigurta dhe me njerëzit që punojnë për të çuar në vend amanetin e saj! Një femër si ajo i duhet shtetit! E fortë, e bukur dhe shumë motivuese”, ka shkruar Adriana në InstaStory./Botapress/